Manuale përdorimi (IFU – Instructions for use)

Mirëseerdhët në bankën e të dhënave për manuale përdorimi të grupit BEGO.
Shfrytëzoni fushat (kutitë) e treguara për të arritur te manuali i dëshiruar i përdorimit.

Në qoftë se nuk jepni një kod pagese (charge code), gjithmonë do t’ju tregohet vetëm manuali më i fundit i përdorimit.

Mirëseerdhët në bankën e të dhënave për manuale përdorimi të grupit BEGO.

Kjo bankë të dhënash përmban manuale përdorimi të grupit BEGO, të cilat ju mund t’i gjeni duke dhënë numrin e artikullit (REF) që ndodhet në etiketë, në fletën shoqëruese të dorëzimit ose në faturë ose sipas rastit, duke dhënë kodin e pagesës (LOT). Në qoftë se do të jepni vetëm numrin e artikullit pa kodin e pagesës, do t’ju shfaqet gjithmonë vetëm varianti aktual i manualit të përdorimit. Versione më të vjetra, përkatësisht individuale, për produktin që keni nga BEGO do t’i gjeni vetëm duke dhënë numrin e artikullit të lidhur me kodin e pagesës.

Të dhënat do t’ju paraqiten në format PDF. Për t’i lexuar, parë dhe printuar, ju duhet një software i përshtatshëm, si p.sh. Adobe Acrobat Reader. Versionin aktual të Adobe Acrobat Reader-it mund ta shkarkoni pa pagesë nga website-i i Adobe-it.

Të gjitha dokumentet përmbajnë gjuhë të ndryshme. Ju lutemi, orientohuni gjithmonë me anë të pasqyrës së lëndës së paraqitur në fillim dhe kërkoni në gjuhën e dëshiruar. Variante të veçanta gjuhësorer mund të devijojnë pjesërisht nga njëra-tjetra për shkak të udhëzimeve të koordinuara lokale.

Ju lutemi, punoni me manualet aktuale, të paraqitura në bankën e të dhënave, sepse me variantet lokale që keni ruajtur ju, ekziston rreziku që ndërkaq të jenë zëvendësuar nga një variant i ri (dhe për këtë nuk jepet njoftim!)

Nëse ju duhet një manual përdorimi i shtypur, jua dërgojmë me kënaqësi pa pagesë, brenda shtatë ditësh kalendarike. Nëse keni pyetje, ju lutemi, na kontaktoni menjëherë.

Në rast produktesh të BEGO Implant Systems, ju lutemi, drejtohuni te:

BEGO Implant Systems GmbH & Co. KG
Wilhelm-Herbst-Straße 1
28359 Bremen
Deutschland

Tel.: +49 421 2028-246
Fax: +49 421 2028-265
E-Mail: info@bego-implantology.com

Për të gjitha produktet e tjera të grupit BEGO drejtojuni:

BEGO GmbH & Co. KG
Wilhelm-Herbst-Straße 1
28359 Bremen
Deutschland

Tel.: +49 421 2028-0
Fax: +49 421 2028-100
E-Mail: info@bego.com